Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Taulant Seferi nuk po arrin të shënojë me Tiranën në kompeticionet europiane.
Sulmuesi kryesor i kampionëve të Shqipërisë foli pas humbjes 0-1 ndaj Zrinjski në Conference League për SuperSport, ku ndër të tjera tha:
“Jam i mërzitur që nuk kam shënuar, por më shumë për mungesën e rezultatit. Goli do vijë, mungesa e rezultatit po më mërzit shumë. Të shtrëngohemi, të bëjmë një gol atje, do të jetë ndryshe.
Nuk e di, ndodh diçka kur nuk ecën asgjë. Na duhet përqendrim më i madh se në ndeshjet e kampionatit. Në Europë ndëshkohesh, kështu që na duhet përqendrim më i madh.
Sfida e kthimit? Shokët janë të gjithë të mërzitur. U thashë: ta ngrini kokën lart, mund të bëjmë një gol në Bosnje”, deklaroi sulmuesi i Tiranës./ Super Sport
Top Channel