Lufta në Ukrainë: Putin viziton Iranin në udhëtimin e rrallë ndërkombëtar (fotot)

19/07/2022 17:56

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se gjendet sot në Iran, në udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Putin u takua sot me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi në Teheran dhe më vonë do të takohet me liderin suprem të vendit, e gjithashtu me presidentin turk Rexhep Tajjip Erdogan që gjithashtu gjendet në Teheran.

Axhenda e takimeve besohet se është eksporti i grurit, Siria e lufta në Ukrainë.

Vizita konsiderohet si një shans për thellimin e lidhjeve me Iranin, një nga aleatët e paktë ndërkombëtarë të Rusisë, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Zhvillimet vijnë pas lajmeve se Irani mund të shesë të Rusia dronë të lirë luftarakë për konfliktin në Ukrainë.

Pak më herët gjithashtu gjiganti rus i energjisë Gazprom nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi $40 milionë me kompaninë iraniane të naftës.

Pas takimit me Raisi, Putin tha se lidhjet mes Iranit e Rusisë po zhvillohen “me ritme të shpejta”.

Analistët thonë se Kremlini po tenton të tregojë se sanksionet perëndimore nuk kanë arritur të izolojnë Rusinë, vendi me hapësirën më të madhe në botë, dhe se disa nga miqtë e saj mbeten besnikë.

Por megjithatë BBC shkruan se Turqia e Irani përveçse aleatë, janë dhe armiq të Rusisë. Turqia e Rusia kanë mbështetur anë të kundërta në luftën e Sirisë, dhe së fundmi dronët luftarakë të Turqisë janë përdorur gjerësisht nga ushtria e Ukrainës. Ndërsa Irani konkurron me Rusinë në tregjet globale të energjisë.

Turqia ka refuzuar sanksionet perëndimore ndaj Moskës, teksa Erdogan po përpiqet të luajë rolin e mediatorit.

FOTO GALERI
2/3
Axhenda e takimeve besohet se është eksporti i grurit, Siria e lufta në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA