“Blerje e shkëlqyer, De Ligt lider”, kapiteni i Bayernit vlerëson afrimin e fundit

19/07/2022 18:33

Matthijs De Ligt është lojtari më i ri i Bayern Munchen.

SuperSport shkruan se 22-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës së re në SHBA. Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer ka vlerësuar De Ligt në një prononcim për Bild.

Klubi ka bërë një blerje të shkëlqyer, De Ligt është një lojtar që mund të udhëheqë mbrojtjen, ai ka karizëm dhe është një mbrojtës i madh. Mesa kam parë kohët e fundit, unë mendoj se ai është fiks për futbollin gjerman.

Është shumë e rëndësishme të shfaqë lidershipin e tij në prapavijë, duke përfshirë edhe gjuhën e trupit, diçka që David Alaba e bënte shumë mirë”, theksoi portieri i njohur gjerman.

Top Channel