Top Talk/ Zv.Kryeministri Ahmetaj zbulon sa përqind do taksohen ata që do përfshihen në amnistinë fiskale

18/07/2022 18:30

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Top Talk zbuloi se sa përqind do të taksohen personat që do të përfshihen në amnistinë fiskale.

Sipas tij, është aplikuar një taksë specifike 7% për ata që do deklarojnë 4 muajt e parë dhe 10% ata që do deklarojnë 5 muajt e dytë të zbatimit të ligjit.

“Ne e ndryshuam draftin e parë në konsultim me partnerët, na sugjeruan me këmbëngulje një tavan, madje u sugjerua edhe si numër. Ne shtuam 2 milionë në familje trungu, jo dy milionë personi. Ti në 5 vite nuk i lëviz dot nga Shqipëria ato para. Një lloj avantazhi jo për t’i nxjerrë por në aspektin ngarkesës fiskale për ata që blejë bono thesari. Është aplikuar një taksë specifike 7% për ata që do deklarojnë 4 muajt e parë dhe 10% ata që do deklarojnë 5 muajt e dytë. Është bërë shumë për informalitetin, është betejë që nuk mbaron. Ne kemi qenë 25% e prodhimit të brendshëm të ardhurat totale në raport me raportin e brendshëm ka shkuar gati në 28. Janë 700 milionë dollarë çdo vit të rimarra në buxhet vetëm nga reduktimi i informalitetit. Nuk do ta quaja ‘boom’ deklarimi, do tentoja të numërohesha tek realistët. Nuk mendoj se legalizimi i kapitaleve do sjellë tronditje financiare. Ka bërë shumë avancim, ka futur para në buxhet, ka transaprencuar asete, pasuri, por nuk do përmbysi situatën”, tha Ahmetaj.

Amnistia fiskale e propozuar nga qeveria dhe kundërshtuar nga shuëm institucione duke nxitur debat në vend parashikon falje fiskale, por edhe penale për individë apo biznese, ndryshe nga të mëparshmet të cilat kanë qenë vetëm fiskale.

Nga kjo amnisti përfitojnë individët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe shtetasit e huaj që paguajnë taksa në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA