Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed është pritur nga ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu, në vizitën e tij të parë shtetërore si president.

Mohamed bin Zayed mbërriti dje në Paris, në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në axhendën e së cilës janë çështjet e energjisë dhe transportit.
Sot ai u takua me homolgun e tij francez Emmanuel Macron në pallatin presidencial Elysee.

Vizita e tij vjen pas turneut të presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme, teksa fuqitë perëndimore kërkojnë që Riadi dhe EBA të shtojnë prodhimin e naftës.

Një çështje kryesore e vizitës janë “garancitë që do të jepen nga Emiratet për sasinë e hidrokarbureve me të cilat do të furnizohet Franca”, tha një këshilltar i Macron për rrjetin AFP.

Eksportet e naftës së Emirateve drejt Francës në 2019 arritën në 1.5 miliardë euro por aktualisht vendi nuk është duke furnizuar më Parisin.

Parisi thotë se kërkon të “diversifikojë burimet e tij të furnizimit në kontekstin e luftës në Ukrainë”, shtojnë burimet e Elysee.
Gjatë vizitës së tij tre ditore pritet të nënshkruhen marrëveshje e kontrata është për transportin dhe sektorin e mbetjeve.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë rritur shumë vitet e fundit, raportojnë mediat franceze.

Emiratet e Bashkuara kanë degën e vetme të huaj të Muzeumit të Louvre, dhe në dhjetor nënshkruan kontratën e blerjes së 80 avionëve gjuajtës Rafale për 14-miliardë-euro.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA