Barcelona zyrtarizon Lewandowskin, zbulohen detajet e kontratës!

16/07/2022 19:15

Dëshira më e madhe e Barcelonës për këtë merkato verore tashmë është shndërruar në realitet. Robert Lewandowski është lojtari më i ri i klubit katalanas dhe do të bashkohet me grupin e drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez në përgatitjet parasezonale në Miami.

Fillimisht, 33-vjeçari do të kryejë testet mjekësore në Amerikë dhe më pas mund të zbresë rregullisht në fushë, ku përveç Miamit, blaugranat do të udhëtojnë edhe drejt New York, Las Vegas e Dallas.

Sakaq, polaku ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Për Bayern Munich do të shkojnë 45 miliionë euro, plus pesë të tjera në formën e bonuseve.

Top Channel