Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Lajme të mira për Milanin, vijnë nga Franca. Paris Saint Germain duket se ka hequr dorë nga mesfushori portugez Renato Sanchez, i cili është objektiv i kuqezinjve të Milanos në këtë merkato verore.
Pas ofertës prej 10 milionë eurosh, të refuzuar nga Lille, duket se kampionët e Francës kanë kthyer sytë nga djali i Lilian Thuram, Khephren Thuram, të cilin trajneri Galtier e ka stërvitur te klubi i Nice sezonin që lamë pas.
Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, që ka bërë shumë mirë sezonin e kaluar dhe është gati për hapin e madh në karrierë, ndaj në ditët e ardhshme pritet që drejtori sportiv Ocampos të bëjë një ofertë zyrtare për ta sjellë në Paris.
Me tërheqjen e PSG-së, i hapet rruga Milanit, që të sjellë në Itali mesfushorin portugez, të cilin Maldini e sheh si pasuesin ideal të Franck Kessie, i cili u largua nga kuqezinjtë për t’u bashkuar me Barcelonën./ SuperSport
Top Channel