Mesut Ozil ka gjetur skuadrën e re. Kampioni i botës i 2014-ës me Gjermaninë, është zyrtarizuar te skuadra e Basaksehir.

33-vjeçari është mirëpritur nga klubi që konkurron në Superligën turke, që i uron lojtarit suksese md fanellën portokalli-blu të errët.

Duke folur për këtë ndryshim gjatë nënshkrimit të kontratës, Ozil tha: “Jam shumë i lumtur”.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Basaksehir, ndërsa refuzoi një kontratë dyvjeçare.

Kështu ka bërë me dije presidenti i klubit, Goksel Gumusdag. Verën e ardhshme ata do të ulen dhe do të shqyrtojnë së bashku nëse do të vazhdojnë më tej. Kjo ka qenë dëshira e futbollistit gjerman.

Më parë Ozil ka luajtur për skuadra si Real Madrid apo Arsenal, ndërsa sezonin që u mbyll ishte pjesë e Fenerbahce.

Sezonin e fundit Basaksehir e mbylli në vend të katërt të Superligës turke, ndërsa ekipi ku ishte Ozil, Fenerbahce u rendit i dyti.

Top Channel