Do t’i mungojë deri në fund të sezonit, Flick flet për Yamal: Dëmtimin e ndjeu para penalltisë, Lamine do të kthehet më i fortë 24/04 16:36
Paulo Dybala vijon të presë Interin, por së fundi është futur në garë fuqishëm klubi i Napolit.
Nisjen e negociatave e ka pranuar edhe vetë djali i presidentit De Laurentiis, ndërsa së fundi mediat italiane raportojnë se Napoli është gati t’i ofrojë argjentinasit një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon,
Momentalisht duket se Dybala është i vendosur t’i japë ende kohë Interit, pasi ka një pakt të fortë me Marottën dhe pret që zikaltrit të largojnë Sanchez, për ta afruar në Milano, megjithatë presioni i napolitanëve sa vjen e po shtohet./ SuperSport
Top Channel