Fitoi trofeun e shtatë të Wimbledon, mesazhi i Nadal për Djokovic

13/07/2022 09:45

Një fitore që i mundëson serbit të ri-angazhohet në “luftë” për të parë se cili tenist do të ketë më shumë Grand Slam në fund të karrierës së tij duke numëruar deri tani 21, vetëm një me pak se Rafael Nadal, i cili këtë vit e ka rritur numrin e 22-të pas fitimit të Australian Open, ku Djokovic nuk luajti dhe Roland Garros, ku Nadal mundi të mposhte serbin në çerekfinale.

Ndërsa postoi festën e tij me familjen pas fitores në Wimbledon, Djokovic shkruajti në rrjetet sociale:

“Moment i bukur me familjen time këtë mëngjes. Ka qenë një privilegj të ndaj udhëtimin tim me ta! Faleminderit shumë Wimbledon për këtë mundësi. Unë sjell shumë kujtime në shtëpi për pjesën tjetër të jetës sime.”

Një postim në të cilin Rafael, që nuk mundi të luante ndeshjen gjysmëfinale për shkak të një dëmtimi në bark, nuk ka nguruar të reagojë. Ai la uruar Djokovic për fitoren në Wimbledon përmes një komenti.

“Uau! Çfarë momenti i mrekullueshëm! Gëzoje dhe urime!”-shkruajti Nadal.

SuperSport shkruan se një gjest i ri sportiv mes dy tenistëve që tregon se pavarësisht rivalitetit të ashpër në fushë, mes dy legjendave të mëdha të tenisit ekziston një miqësi e madhe.

Top Channel