Braça në hall të madh, Samuel Umtiti “ngel në klasë”

13/07/2022 10:12

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti i ka orët e numëruara në Barcelonë, por duket se largimi i tij po zgjat shumë.

Sipas SuperSport 28-vjeçari ishte shumë pranë kalimit në Ligue 1, te Rennes, me palët që ishin dakordsuar për kushtet e marrëveshjes, por në fund gjithçka ka dështuar.

Kjo pasi, Umtiti nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe francezet janë tërhequr nga kartoni i tij duke shkaktuar “trazira” në ambientin e katalanasve.

Ish-mbrojtësi i Lyon tani duhet të mendojë për një alternativë tjetër, pasi në Barcelonë ia kanë bërë të qartë se nuk ka më vend për të.

Top Channel