Xhixha: Humbje që dhemb, shënova gol që s’mori vlerë

12/07/2022 22:36

Redon Xhixha shpreh keqardhjen që goli i shënuar prej tij nuk i vlejti Tiranës përballë Dudelange. Ish-sulmuesi i Laçit deklaron se tani vëmendje duhet përqendruar te Conference League.

“Çfarë të them, shënova, por kur nuk kualifikohet skuadra, s’ka vlerë. E nisëm mirë, patëm raste, por na ndëshkuan.

Edhe në pjesën e parë u afruam te goli, tentuam shumë, por edhe mbrojtja e tyre nuk na la shumë hapësira, vetëm pas shpinës mund t’i rrezikonim.

Te rasti që pata mendova ta arrija topin, të shënoja, jo të merrja penallti. Nuk arrita të shtyj topin.

Kjo humbje na dhemb, sepse bëmë një ndeshje të mirë, luajtëm shumë mirë, siç bënte Tirana kampione. Duhet ta pranojnë këtë rezultat dhe të mendojmë për Conference League-n.”

Top Channel