“Nuk më duhet tenisi”/ Federer sinjale lamtumire: Tani më lumturojnë vetëm fëmijët

12/07/2022 08:30

Roger Federer prej 12 muajve vuan një dëmtim në gju i cili e ndalon të marrë pjesë në kompeticionet më të rëndësishme të tenisit.

“Unë jam një person që e dashuron fitore, por kur nuk je më konkurrues atëherë e mira është të ndalosh. Mendoj se nuk kam më nevojë për tenisin. Tani më gëzon djali i vogël apo vajza kur merr ndonjë notë të mirë në shkollë. Tenisi është pjesë e imja, por nuk më identifikon më. Dua të mbetem i suksesshëm dhe kam hedhur shumë energji në botën e biznesit.

E di se një karrierë profesionisti nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe kjo është në rregull. Ishte e çuditshme ta shihja Wimbledon nga shtëpia, pasi kam qenë pjesë e turneut prej vitit 1998. Ndonjëherë më mungon të shëtis botën si sportiest, por le të themi se edhe jeta në shtëpi nuk është keq”, u shpreh 40-vjeçari./ SuperSport

Top Channel