Manchester United arrin marrëveshjen me Barçën për futbollistin holandez

12/07/2022 11:20

Barcelona dhe Manchester United kanë arritur marrëveshjen për transferimin në “Old Trafford” të mesfushorit holandez Frenkie De Jong. Sipas mediave spanjolle, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shifër që bashkë me bonuset mund të shkojë deri në 85 milionë euro.

Natyrisht këtu misioni do të jetë më i lehtë, pasi vetë trajneri Eric Ten Haag, i cili lancoi De Jong në nivele të larta, do të investohet për ta bindur mesfushorin t’i bashkohet në aventurën angleze.

Nga ana tjetër, te Barcelona vetëm presin me interes që transferimi të kompletohet sa më shpejt, në mënyrë që të arkëtojnë para dhe të lirojnë vend për të federuar të tjerë futbollistë në ekip./ SuperSport

Top Channel