“Dy koka derri para derës së shtëpisë”, kërcënohet presidenti i klubit të Serisë A

12/07/2022 13:37

Mesazhe kërcënuese për avokatin Saverio Damiani, i cili mban edhe postin e presidentit të klubit të Lecces në Serinë A.

Sipas SuperSport menjëherë është njoftuar policia e Lecces, që po merret me rastin, teksa raportohet se kokat e derrit ishin ende të gjakosura e të sapo-therura, ndërsa përmbajtja e letrës kërcënuese nuk është bërë e ditur ende.

Klubi i Lecces siguroi ngjitjen në Serinë A sezonin që kaloi dhe do të bëjë debutimin pikërisht në shtëpi, përballë nën-kampionëve të Italisë, Interit.

Top Channel