Fulham City ka rënë dakord për një marrëveshje prej 10 milionë paundësh, përfshirë bonuset, për mesfushorin e Manchester United dhe Brazilit, Andreas Pereira.

SuperSport shkruan se ai iu bashkua United në vitin 2012, por nuk arriti të merrte një vend në formacion, por as një vend stabël në stol, dhe si pasojë kaloi kohë në huazim te Granada, Valencia dhe Lazio.

Braziliani luajti 74 ndeshje në total për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar katër gola. Nënshkrimi me Pereiran është i dyti i realizuar këtë verë nga Fulham-i, pasi më parë afroi Joao Palhinha nga Sporting Lisbonës për 17 milionë paund.

Top Channel