Balotelli e “shet” veten në La Liga, mesazhi enigmatik në Instagram

11/07/2022 08:25

Mario Balotelli e ka lënë të hapur të ardhmen e tij. Sulmuesi ka publikuar një histori në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën pyet ndjekësit nëse do të dëshironin ta shihnin të luante në La Liga.

Për momentin, Valencia ka qenë skuadra e vetme spanjolle e përfolur si një destinacion i mundshëm për Balotellin. Megjithatë, Murat Sancak, president i Adana Demirsporit, klubi turk ku luan futbollisti 31-vjeçar, tha për AS në qershor se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga Valencia.

Sezonin e kaluar Balotelli mbërriti si lojtar i lirë tek Adana Demispor nga Monza. Ai ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë katër asistime në ligë (19 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat).

Në fakt Balotelli, kontrata e të cilit përfundon në qershor 2024, ka arritur të rrisë vlerën e tij të tregut nga 1.3 milionë euro në 2.2 milionë. Sulmuesi italian ka një klauzolë largimi në kontratë prej pesë milionë eurosh.

Top Channel