Djokovic fiton Wimbeldon/ Tensiti serb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Nick Kyrgios

10/07/2022 21:00

Tenisti serb Novak Djokovic fiton për herë të shtatë turneun e Britanisë së madhe, Wimbeldon.

Ai mundi në finale, 3 sete kundër një, tenistin Nick Kyrgios. Ky mund të quhet ndryshe dhe si turneu i Djokovic që nuk humb një ndeshje prej 4 vitesh në tokën me bar, 29 takime të fituara gjithsej.

Tenisti serb ishte favorit në këtë përballje dhe pse nuk e nis mirë takimin duke  humbur setin e parë, por Djokovic shpejt rigjeti forcën dhe fitoi rresht tre setet e tjera, duke lodhur fizikisht por mbi të gjitha psikologjikisht kundërshtarin e tij.

Me këtë fitore, Djokovic kalon legjendën zviceriane të tenisit Roger Federer, duke koleksionuar 32 finale të grand slameve, kundër 31 të zvicerianit Federer.

Por me shumë gjasa Djokovic do humbë turneun e radhës Grand Slamin U.S Open që do të zhvillohet në SHBA, pasi nuk mund të udhëtojë sepse nuk është i vaksinuar kundër covidit. Dhe autoritetet amerikane nuk lejojnë asnjë person të hyjë në tokën e shteteve të bashkuar nëse nuk kanë marrë asnjë vaksinë.

Top Channel