Manchester City zyrtarizon numrin që do të mbajë Haaland

09/07/2022 22:24

Tashmë është zyrtare: Erling Haaland do të mbajë fanellën me numrin 9 te Manchester City për sezonin 2022/23.

Cityzens e konfirmuan numrin që ish-sulmuesi i Dortmundit do të mbajë në fanellë përmes një imazhi të postuar në rrjetet sociale.

Norvegjezi, në fakt, kishte zbuluar numrin që mbajë sezonin e ardhshëm pasi pozoi me këngëtarin Ozuna, gjatë një eventi, të mërkurën. Haaland i dha këngëtarit një fanellë të firmosur dhe të dy e kthyen atë për t’u treguar kamerave pjesën e pasme të saj, duke zbuluar numrin 9./ Super Sport

 

Top Channel