Vendoset transferimi i Manajt te Watford, së shpejti vizitat mjekësore

08/07/2022 12:51

Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manajt në Angli.

SuperSport shkruan se për shkak të rënies nga kategoria, Watford nuk është i gatshëm të paguajë për shqiptarin. Kështu që në largimin e sulmuesit, Barça nuk do të marrë gjë, por do të përfitojë një përqindje nga shitja e tij në të ardhmen.

Rei Manaj ka qenë i huazuar sezonin e fundit te Spezia. Klubi italian nuk mundi ta blinte për 2.7 milionë euro dhe në një situatë të tillë vendosi që të hiqte dorë nga shqiptari.

Top Channel