Pogba zbarkon në Torino, do të marrë numrin e mikut të tij

08/07/2022 18:31

Paul Pogba kthehet në Torino. Francezi zbarkoi në kryeqendrën e Piemontit pasditen e së premtes dhe të shtunën do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën e re me Juventusin.

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, ishin fjalët e para të francezit pasi zbriti nga shkallët e avionit që e ktheu në Itali.

Pogba synon të harrojë sa më parë përvojën aspak të suksesshme te “Djajtë e Kuq”. Një përforcim cilësor për Allegrin, i cili do të ketë sërish një nga lojtarët më të vlerësuar prej tij në eksperiencën e tij të parë te “Zonja e Vjetër”.

Mbetet për t’u mësuar se cilin numër do të mbajë në fanellë Pogba. Sipas të gjitha gjasave do të marrë numrin 10 të lënë të lirë nga Paulo Dybala, miku i madh i francezit, me të cilin kaloi një pjesë të pushimeve./ Super Sport

Top Channel