Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Michael Ballack më pak se një vit më parë përjetoi një tragjedi familjare. Djali i tij, Emilio Ballack, ndërroi jetë pasi u aksidentua me një motor me katër rrota në pronën e familjes në Troia, pranë Lisbonës.
Dhimbjen, në fakt, po ia zbut një modele 21-vjeçare, që ishte “mikeshë” e djalit të tij tashmë të ndjerë. Të dy janë fotografuar në Ibiza, duke shijuar një lidhje që duhet parë nëse do t’i rezistojë kohës.
E dashura e re e Michael Ballack, Sophia Schneiderhan, ishte shoqe e ngushtë me djalin e ndjerë të “yllit” të futbollit. Fatmirësisht, duket se Ballack ka bërë hapa përpara për të vazhduar jetën e tij.
Mësohet se ata janë afruar që nga vdekja e djalit të tij dhe fakti që ata tani janë me pushime së bashku do të intensifikojë thashethemet mbi romancën e tyre.
Ballack, tani 44 vjeç, është aktivizuar në 98 ndeshje me Gjermaninë dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mëdhenj të brezit të tij.
Ai kaloi katër vjet me Chelsea-n mes viteve 2006 dhe 2010, duke fituar Premier League-n në atë kohë, ndërsa fitoi tre tituj të Bundesligës me Bayernin e Mynihut dhe një tjetër me Kaiserslauternin në fillimet e karrierës së futbollist.
Ballack humbi trofetë më të mëdhenj duke qenë finalist në Ligën e Kampionëve me Bayer Leverkusen dhe Chelsea-n si dhe në Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës me Gjermaninë.


Top Channel