Tirana starton sot sfidën eliminatore në Champions League/ 300 tifozë nga Shqipëria do të jenë në stadium

06/07/2022 16:15

Pak orë para ndeshjes së Tiranës me Dudelange, 300 tifozë janë të deklaruar që do të jenë sot në stadium nga Shqipëria që kanë shkuar me makina dhe linja ajrore nga Gjermania.

Në prag të ndeshjes me Dudelange, tifozët bardheblu kanë ndezur atmosferën në Luksemburg.

Ndeshja e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League do të luhet sot në 19:30 në stadiumin ‘Stade Jos Nosbaum’, ku kampionët e kryeqytetit, të Orges Shehit do të do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut.

Top Channel