Spezia për pazar te Milani, kërkon tre futbollistë në huazim

06/07/2022 22:58

Spezia hedh sytë nga Milani kampion i Italisë për të përforcuar organikën.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Mattia Caldara, mesfushorin Daniele Maldini dhe sulmuesin serb Marko Lazetic. Veçanërisht dy të parët ndiqen me prioritet nga Spezia, që është ofruar t’i marrë në huazim, ndërsa Milani dëshiron që Caldarën ta shesë njëherë e mirë.

Nga ana tjetër, Maldini ka dhënë miratimin edhe për huazimin e të birit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar një kanal preferencial mbi të rinjtë Jakub Kiwior dhe Kelvin Amian, të cilët janë rritur ndjeshëm te Spezia gjatë sezonit të fundit.

Top Channel