Shehi zbulon formacionin për Champions, një debutues te bardheblutë

06/07/2022 18:33

Shorti i raundit të parë në Champions League i rezervoi Tiranës përballjen me Diddeleng. Ekipi nga Luksemburgu nuk është aspak për t’u nënvlerësuar teksa bardheblutë do të provojnë të kualifikohen për të zgjatur sa më shumë aventurën europiane.

Ndeshjen e parë kryeqytetasit e luajnë në transfertë ndërsa tashmë kanë marrë rrugën për në stadiumin Stade Jos Nosbaum. Trajneri Orges Shehi ka zbuluar edhe formacionin titullar teksa në fushë zbresin lojtarët më të dalluar të sezonit të kaluar ndërsa nga minuta e parë i është besuar edhe Albano Aleksit që u afrua në këtë merkato nga Teuta dhe merr vendin e Tolit në mesfushë

Një rezultat pozitiv në transfertë, do t’i jepte një shtysë të madhe Tiranës për ndeshjen e kthimit, më datë 12 korrik në orën 20:00 në Air Albania, takim të cilin do të mund ta ndiqnin edhe në SuperSport.

Formacionet zyrtare; Diddeleng-Tirana:

Diddeleng: Fox, Skenderovic, Manuel Da Costa, Diouf, Kirch, Gashi, Sinani, Bojic, Morren, Nader, Hadji
Trajner: Carlos Fangeiro

Tirana: Bekaj, Tosevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid
Trajner: Orges Shehi

Top Channel