Një “like” në rrjetet sociale për Ronaldon shkakton polemika, Maguire në qendër të kritikave

06/07/2022 16:35

Harry Maguire duket sikur i kërkon me “qiri” telashet.

Kapiteni i Manchester United që sezonin e fundit u vendos në qendër të kritikave për shkak të performancave në fushë, tashmë ka përfunduar sërish mes polemikave teksa një pakujdesi në rrjetet sociale ka bërë që fansat të acarohen me lojtarin.

Së fundmi, Maguire i ka dhënë “like” një postimi për Ronaldon ku thuhet se portugezi është i palumtur me reduktimin e pagës për shkak se United nuk arriti të kualifikohej në Champions League teksa luzitani nuk preferon Europa League dhe prandaj do të largohet nga skuadra.

SuperSport shkruan se një veprim i tillë ka shkaktuar reagimin e fansave që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Maguire ndërsa të tjerë theksojnë se mbrojtësi ka një sjellje joprofesionale dhe si i tillë nuk mund të përfaqësojë institucionin e kapitenit te Manchester United.

Fansat nuk ngurrojnë ta konsiderojnë Maguire si qesharak dhe si kapitenin më të keq në historinë e klubit. Maguire u transferua në Old Trafford nëvitin 2019 nga Leicester për shumën e 87 milionë eurove ndërkohë që për asnjë moment nuk ia ka dalë të shpërblejë besimin e drejtuesve.

Top Channel