Luajti në finalen e “Air Albania”, klubi anglez paguan 25 milionë € për pasuesin e Raphinha

06/07/2022 12:00

Feyenoord pagoi 2 milionë euro te kolumbianët e Once Caladas katër vite më parë për shërbimet e Luis Sinisterra, ndërsa tani do e shesë te Leeds United për 25 milionë euro + bonuse.

Dy klubet kanë arritur akordin për kalimin e sulmuesit të majtë në Premier League. 23-vjeçari do të zëvendësojë brazilianin Raphinha, i cili pritet të kalojë të Chelsea për 60 milionë euro.

Sinisterra shkëlqeu sezonin e kaluar me skuadrën nga Roterdami. Ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 11 asiste, duke dhënë një kontribut të madh në arritjen e Feyenoordit në finalen e Conference League në “Air Albania” përballë Romës.

Ndërkohë, drejtuesit e Leedsit kanë piketuar edhe pasuesin e Kalvin Phillips, i cili u shit te Manchester City. Ai është amerikani Tylor Adams, për kartonin e të cilit do të paguhen 20 milionë euro në arkat e Leipzigut.

Objektivi i radhës për klubin anglez është Charles De Ketelaere. Për mesfushorin ofensiv të Club Brugge interesohet Milani prej kohësh, teksa edhe Southampton po tenton të arrijë një akord me 21-vjeçarin.

Top Channel