Bie poshtë pista “Getafe”, Rey Manaj drejt Championshipit

06/07/2022 15:15

Marrin tjetër drejtim bisedimet për të ardhmen e Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Barcelona, u përfol se do t’i bashkohej Getafes në La Liga, por destinacioni i tij i radhës me sa kuptohet nga raportimet e fundit, do të jetë Angli, më konkretisht tek Watfordi, që këtë sezon do të luajë në Championship.

Klubi anglez, me objektiv ringjitjen sa më parë në Premier League, kërkon ta blejë kartonin e 25-vjeçarit.

Manaj iu bashkua Barcelonës B në janar 2020 nga Albacete. Në klubin “blaugrana” qëndroi 18 muaj, duke shënuar 16 gola në 31 ndeshje. 25-vjeçari pati një shans me ekipit të parë gjatë fazës parasezonale vitin e kaluar dhe shënoi katër gola, por u huazua te klubi italian Spezia.

Manaj zhvilloi 30 ndeshje për skuadrën e Serisë A, duke shënuar pesë gola. Tani i kthyer te Barcelona, pasi Spezia nuk kishte mundësi financiare për të përmbushur kushtet e tij, por kuptohet as Xavi nuk e ka në planet e tij.

SuperSport shkruan se kontrata e shqiptarit me Barcelonën skadon pas një vitit, kështu që klubi katalan do të bëjë çmos për të përfituar diçka nga shitja e tij përfundimtare, por k të ngjarë që t’i bashkohet Watfordit si futbollist i lirë.

Top Channel