Mourihno ka më në fund mbrojtësin e djathtë, shuma që përfiton Lille

05/07/2022 11:41

Mbyllen mes sukses bisedimet e tejzgjatura gjatë gjithë muajit qershor për afrimin e mbrojtësit anësor turk.

Celik mbërrin në Trigoria kundrejt një pagese prej 7 milionë eurosh plus 15% të të vlerës në rast rishitjeje nga Roma.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm: kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në suksesin e ekipit. Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar, nuk dorëzohem kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar”, – ishin fjalët e para të turkut Çelik si lojtar verdhekuq.

Zeki Celik e filloi karrierën te Bursaspori, në Turqi, më pas e vazhdoi te Karacabeyspor dhe Istanbulspor, përpara se të blihej nga Lille në vitin 2018. Me fanellën e klubit francez ai fitoi Ligue 1 në vitin 2021. Deri tani numëron 32 paraqitje me kombëtaren turke, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Kampionatin e fundit Evropian./ Super Sport

Top Channel