Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue.
Nigeriani Michel Babatunde ka një CV të pasur, teksa ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botëroret e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok së fundmi.
Segerso Geci do në sezonin e fundit ishte pjesë e Korabit, ndërsa Ortelio Biba ka qenë pjesë e Internacionalit si dhe luan me Shqipërinë U-18. Pjesë e listës është dhe Luka Cucin, i cili është prezantuar nga klubi kurbinasit, ndërsa është rikthyer nga huazimi dhe Fatmir Prengaj, që ishte pjesë e Erzenit.
Laçi do të luajë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, të enjten, në orën 21:00, ndërsa do të diskutojë kualifikimin një javë më vonë në shtetin fqinj. Ndeshja mes Laçit dhe Iskras do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport./ Super Sport
Top Channel