FOTO/ “Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë”, Marku zbulon datën kur do ndeshet në “Air Albania”

05/07/2022 13:06

Florian Marku po e bën ëndrrën realitet dhe shumë shpejt pritet që që të zhvillojë një ndeshje boksi në Shqipëri, më saktësisht në “Air Albania”.

Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur dhe ditën e sotme ai ka zbuluar edhe datën se kur do të ndeshet në Shqipëri.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Kundërshtari dhe info rreth biletave do të dalin këtë javë. Ju premtoj se do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë akoma dhe më shumë, duke iu ngritur në majat e botës.,-shkruan ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale Marku, pa zbuluar kundërshtarin./ Super Sport

Top Channel