Flokëtoret në Itali përballen me gjoba për larje koke (të dyfishtë), mes valës së të nxehtit (fotot)

28/06/2022 17:19

Kryebashkiaku i një qyteze italiane pranë Bologna ka thënë se shumë litra ujë po harxhohen nga larja e dyfishtë e flokëve të klientëve nga berberët.

Kështu që ai ka ndaluar larjen e dyfishtë të kokës nga berberët për të kursyer ujin mes valës së të nxehtit.

Carlo Gubellini, kryebashkiak i Castenaso, pranë Bologna në rajonin Emilia-Romagna, thotë se praktika e larjes së dyfishtë të kokës “nuk është më e aplikueshme”.

“Është pak qesharake,” tha për mediat Katia, e cila punon në sallonin e saj te flokëve Nuova Equipe. “Nuk e di për meshkujt por për disa produkte të flokëve të grave kërkohet detyrimisht larja me dy herë, veçanërisht kur flokët e klientës janë të palara”.

Nuk dihet sesa efekt do të ketë zhvillimi për pjesën tjetër të vendit, pasi Castenaso ka vetëm 16,000 banorë dhe një total prej 10 salone flokësh për femra ose meshkuj.

Ky person besohet se është i pari në Itali që ka vendosur të gjobisë berberët ose floktoret e grave që e bëjnë këtë, me deri në €500.

Gubellini tha për Corriere della Sera se qyteza e tij kërkon të japë shembullin për përballimin e krizës. “Ne kemi dhënë urdhrin prej të shtunës duke marrë parasysh se floktoret janë të mbyllura të dielën dhe të hënën.”

Gubellini thotë se shpreson që masa e vendosur prej tij deri në fund të shtatorit, të anullohet para kohe, por situata e bën të nevojshme.

Kryebashkiakë të tjerë të qytezave e qyteteve italiane kanë vendosur masa të ngjashme të racionimit të ujit, siç ndodh në Milano ku janë fikur disa shatërvane të njohur.

Rajonet e veriut të Italisë po vuajnë më shumë thatësirën teksa lumi Po është në nivelet më të ulëta të para ndonjëherë.

FOTO GALERI
2/3
Rajonet e veriut të Italisë po vuajnë më shumë thatësirën teksa lumi Po është në nivelet më të ulëta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA