Fidel ylli, një nga sportistët më të njohur në vitet ’90, në një intervistë për Top Story kujton kohën kur i duhej të ndërmerrte vendime të rëndësishme për karrierën e tij.

Ai rrëfen se përveç pasionit për sportin, vendosi të përfshihej në biznes, pasi mori në konsideratë këshillën e mikut të tij deputet, Gramoz Pashkos.

“Sporti është jeta ime. Gjithçka që kam arritur në jetë unë ia dedikoj sportit. Sporti të kalit me durimin, përqëndrimin, miqësinë. Të bën njeri shumë social, të edukon. Dhe mendoj që sporti ishte ai që na dha iniciativën në ato vite, në ’93-’94, që ishin të vështira për të gjithë shqiptarët. Më kujtohet një shprehje e mikut tim Gramoz Pashko që thoshte: Fidel, këta që po rrinë këtu në PD nuk e dinë çfarë do të bëhet, nuk e mendojnë që tani është ekonomi tregu, duhet të hapin ndonjë biznes dhe kush të jetë i zoti, të çajë.

Dhe fillova një biznes, që krahas sportit që nuk i jam ndarë asnjë moment, duke u bërë një biznesmen, ndryshe nga shokët e mi që zgjodhën thjesht të ishin mësues të edukimit fizik. Ishin kohë të vështira dhe duheshin marrë vendime të shpejta”.

Gjithçka ia dedikoj sportit, thotë Ylli, “se sporti i mundjes është një sport që në të qindën e sekondës ti mund të jesh në ajër dhe ti duhet të mendosh si do biesh dhe ku biesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA