Kosova luan me Izraelin, trajneri Foda paralajmëron për ndryshime dhe vlerëson rivalët: Është ekip i fortê
Pas fitores me San Marinon, kombëtarja shqiptare nisi menjëherë punën për sfidën e radhës në Nations League, atë me Finlandën, edhe kjo një ndeshje që do të luhet në transfertë.
Nën drejtimin e Rolando Maran dhe stafit teknik, kuqezinjte zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin ‘Dino Manuzzi’ të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve.
Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës. Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë paraditen e së enjtes seancën e fundit stërvitore po në këtë stadium përpara se të udhëtojë drejt Helsinkit për përballjen me Finlandën. Sfida mes skuadrës skandinave dhe Kombëtares sonë do të luhet të shtunën e 3 tetorit në orën 15:00 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel