Euro 2032, Federata Italiane i dërgon UEFA dosjen e 13 qyteteve dhe 14 stadiumeve
Cristiano Ronaldo, figura më e rëndësishme e futbollit portugez, vendosi të braktisë këtë të mërkurë grumbullimin me kombëtaren luzitane pas një konflikti me trajnerin Jorge Jesus.
Për herë të parë në 18 vjet. Ronaldo qëndroi 90 minuta në stol në një ndeshje të Portugalisë dhe këtu filloi gjithçka, ndërsa këtë të mërkurë shpërtheu përfundimisht, aq sa tani në median portugeze po flitet se Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin të tërhiqet nga kombëtarja e tij.
Në një moment të tillë, Cristiano Ronaldo ashtu si edhe në raste të tjera, ka gjetur mbështetjen e Elma Aveiros e cila përmes rrjeteve sociale tha fjalën e saj për gjithçka po ndodh duke mos kursyer askënd.
‘CR7 meriton më shumë respekt. Kombëtarja meriton më shumë strukturë. Gazetaria portugeze meriton më shumë kompetenca dhe më pak spekulime-thekson Elma Aveiro në postimin e saj-përsa i përket popullit portugez, epo…nuk meritojnë më të më të mirën në asgjë. Jemi ziliqarë, përçmues, injorantë dhe meritojmë të kthehemi në mediokritetin ku kemi qenë në futboll përpara CR7. Faleminderit për gjithçka CR7! Meriton më shumë’

Top Channel