Italia, dorëhiqet Shefja e Delegacionit të skuadrës: Një hap prapa për të mbrojtur fanellën e kaltër nga polemikat
Kosova përgatitet të luajë ndeshjen e radhës së Nations League me Izraelin e vlefshme për raundin e tretë të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të kërkojë të harrojë humbjen ndaj Austrisë dhe të rikthehet te fitorja, me trajnerin e Dardanëve që ka vlerësuar skuadrën kundërshtare.
‘Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon, Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje’-deklaroi Foda.
Trajneri gjerman theksoi se do të jetë e rëndësishme mënyra sesi Kosova do të luajë në këtë sfidë dhe në të njëjtën kohë paralajmëroi për ndryshime në formacion
‘Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, është e rëndësishme mënyra se si do të luajmë, si do të paraqitemi, sa kompakt do të jemi, mënyra se si do të qasemi ndeshjes dhe normalisht po ashtu është një prej ndeshjeve ku ne do të bëjmë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjet e mëparshme-shtoi trajneri Foda.
Sfida mes Izraelit dhe Kosovës do të luhet mbrëmjen e së enjtes në 1 tetor, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb. Dardanët janë përballur me Izraelin edhe në kualifikueset e Euro 2024 duke barazuar 1-1 në Tel Aviv dhe duke fituar 1-0 në Prishtinë
Top Channel