Euro 2032, Federata Italiane i dërgon UEFA dosjen e 13 qyteteve dhe 14 stadiumeve
Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit dhe konferencës së trajnerit Jorge Jesus.
Kapiteni portugez njoftoi vendimin përmes një deklarate, duke thënë se në një moment të përshtatshëm do t’u tregojë portugezëve “të vërtetën” për arsyet e largimit.
Vendimi vjen në një moment kur e ardhmja e Ronaldos me kombëtaren është në pikëpyetje. 41-vjeçari kishte pranuar më herët se po mendonte të largohej nga përfaqësuesja pas Kupës së Botës 2026, por deri tani nuk ka konfirmuar pensionimin.
“Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkroi Ronaldo.
Sakaq, raportimet e fundit janë se portugezi pritet të njoftojë tërheqjen nga Portugalia, çka do të përbënte një lajm akoma më të bujshëm.
Top Channel