‘Meritojmë të kthehemi në mediokritet’/ Motra e Cristiano Ronaldos mbron të vëllanë dhe nuk kursen askënd
Federata Italiane e Futbollit i dërgoi këtë të mërkurë në UEFA dosjet me qytetet dhe stadiumet që konsiderohen të përshtatshmit për të pritur ndeshjet e Euro 2032.
Presidenti i qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve i dërgoi kreut të UEFA, Alexandër Ceferin, komunikimin formal me vlerësimin e zyrave federale në lidhje me mbylljen e procedurës së shqyrtimit për 13 qytete (Bari, Bologna, Cagliari, Firenze, Genova, Lecce, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Salerno, Torino, Verona) dhe 14 stadiume: Roma konkurron me Olimpico dhe projektin e stadiumit të ri të Pietralarta, Napoli me ‘Maradona Stadium’
UEFA do të kryejë verifikimet e përputhshmërisë, të cilat përfshijnë 11 fusha tematike, mes tyre edhe përshtatshmërinë infrastrukturore, si dhe 120 kërkesa operacionale, si për shembull shërbimet për tifozët, aksesueshmërinë, qëndrueshmërinë, shërbimet për mediat dhe transmetuesit, sigurinë dhe mikpritjen. Vetëm pas kësaj, Federata Italiane do të vijojë me përcaktimin e 5 qyteteve pritëse të kompeticionit.
‘Jemi të kënaqur me numrin dhe cilësinë e dosjeve që kanë mbërritur në FIGC– thekson Malagò-Kjo dëshmon angazhimin dhe pjesëmarrjen me të cilën Italia iu përgjigj kësaj sfide. Dëshiroj të falenderoj UEFA për bashkëpunimin e frytshëm, si dhe të gjithë aktorët publikë dhe privatë që kanë kontribuuar në këtë proces përzgjedhjeje me seriozitet, profesionalizëm dhe vizion. Puna e bërë deri tani konfirmon vullnetin e përbashkët për t’i ofruar Euro 2032 qytete dhe impiante në lartësinë e një eventi madhor ndërkombëtar’.
Top Channel