Videot intime shpërndahen online, eksperti IT në Top Story: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se hetimi për rastin ka nisur dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë, ndërsa janë përcaktuar katër akuza për vepra penale.
“Hetimi ka nisur, çështja ka shkuar në prokurori. Gjithçka i ngelet hetimit të prokurorisë”, deklaroi Hoxha.
Sipas gazetarit, bëhet fjalë për katër vepra penale që lidhen me përgjimin e paligjshëm, ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, shpërndarjen dhe publikimin e materialeve, si dhe përhapjen e sekreteve vetjake.
“Hetimi ka nisur, çështja ka shkuar në prokurori. Gjithçka i ngelet hetimit të prokurorisë, janë vendosur katër akuza për vepra penale. Edhe pse ato nuk është se kanë dënime të rënda. Përgjimi i paligjshëm burg deri në 2 vite, ndërhyrja në të dhënat kompjuterike gjobë deri në 2 vite, shpërndarja dhe publikimi gjobë deri në 3 vite, përhapja e sekreteve vetjake gjobë deri në 1 vit burgim.
Të merresh me këtë, aq më tepër që dihej që ekzistonte. Kur më nisën se dukej që donin t’i nxirrnin. Me teknologjinë nuk ka garanci askush. Problem që shoh unë që sektori i krimit kibernetik është sektori më pak i investuar”, tha gazetari Artan Hoxha.
Top Channel