E pëson nga gruaja/ Verratti bie pre e grabitësve në Ibiza, humb miliona euro

28/06/2022 14:02

Yli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është grabitur, ndërsa ndodhet me pushime në Ibiza. Verrattit i janë marrë sende që kapin vlerën e 2.5 milionë paundve në shtëpinë që ka zgjedhur për të pushuar.

Sipas raportimeve nga mediet vendase, hajdutët hynë në pronën që i përket legjendës së Brazilit Ronaldo Nazario, fenomenit, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa futbollisti dhe familja e tij nuk ndodheshin aty në ato momente.  Përveç parave, autorët raportohet se kanë vjedhur ora dhe bizhuteritë.

Ngjarja është duke u hetuar nga Garda Civile, megjithëse askush nga autoritetet përkatëse nuk u bë asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje. Shtëpia ku Verratti po qëndronte raportohet të jetë në Cala Jondal në jug të Ibizas.

Ende nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje nga italiani i cili nuk kishte publikuar asgjë në rrjetet sociale për vendin ku po qëndronte, megjithatë gruaja e tij, modelja Jessica Aidi, postoi një foto të sajën ku tregonte se ishte në Ibiza dhe kjo mendohet të ketë qenë mënyra si grabitësit e kanë zbuluar se ku po qëndronte mesfushori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA