Tirana ndodhet në Turqi ku po zhvillon fazën parapërgatitore për nisjen e Champions League dhe ndërkohë ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore për të provuar skuadrën.

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 17:00 “bardheblutë” zhvilluan një takim “luksi” me ekipin e Fenerbahces, por nuk ia dolën të merrnin një rezultat pozitiv.

Ekipi i Orges Shehit u mund me rezultatin 2-0, ndërsa golin e parë kampionët e Shqipërisë e kanë pësuar nga Mërgim Berisha, me këtë të fundit që i dhuroi avantazhin ekipit turk që në minutën e 9’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në minutën e 53’ të lojës Fenerbahce do të thellonte rezultatin, duke shënuar golin e dytë me Novak.

Pavarësisht tentativa nga ekipi i Tiranës për të gjetur rrugën drejt portës ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0./ Super Sport

Top Channel