Katar 2022 / Një botëror pa “antipastë”, për herë të parë pas 30 vitesh nuk ka më Kupë Konfederatash

24/06/2022 13:20

Ju kujtohet Kupa e Konfederatave? Një kompeticion i organizuar nga FIFA, 12 muaj përpara fazës finale të Botërorit, tashmë nuk ekziston më.

Në vitin 2019, u konfirmua nga FIFA se ky kompeticion do të futej në librat e historisë, ku merrnin pjesë të gjitha konfederatat (AFC, CAF, CONCACAF, CONMEBOL, OFC dhe UEFA).

Një format i cili u lejonte lojtarëve dhe tifozëve të shijonin një “antipastë” të asaj çfarë do të ndodhte 1 vit më pas, pikërisht në fazën finale.

Çfarë ndodhi me Kupën e Konfederatave?

Konkursi u organizua për herë të fundit në vitin 2017, përpara Kupës së Botës Rusi 2018, por pak muaj përpara fillimit të Katar 2022, ky kompeticion nuk është më kalendarin e FIFA-s.

Qeveria botërore e futbollit, mori vendimin për të hequr Kupën e Konfederatave pasi po projektohet zgjerimi i Kupës së Botës për Klube. Megjithëse formati i ri duhej të anulohej në vitin 2021 për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit dhe nevojës për të riprogramuar Euro 2020 dhe Copa America.

Formati i Kupës së Konfederatave  filloi në Arabinë Saudite si Kupa e Mbretit Fahd, fillimisht u prezantua në baza 2-vjeçare midis viteve 1992 dhe 2001, përpara se të transferohej në organizatorët e Kupës së Botës, pasi u bë një ngjarje që zhvillohej çdo katër vjet.

Sipas SuperSport momentalisht, FIFA nuk e ka në “tryezat” e saj idenë e rikthimit të këtij kompeticioni, por nuk hidhet poshtë që diçka e tillë të shqyrtohet vitin e ardhshëm, për të pasur një ide më të qartë nëse do të ketë përsëri një kompeticon të tillë si Kupa e Konfederatave apo diçka të ngjashme në prag të Botërorit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA