Zyrtare/ Goditje për Maranin, Pajaziti largohet nga grumbullimi, ftohet zyrtarisht Qefalia
Trajneri i kombëtares spanjolle nënshkroi zyrtarisht rinovimin e kontratës deri në vitin 2032.
Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi gjithçka përmes një komunikate duke bërë të ditur se Këshilli Administrativ i institucionit miratoi me unanimitet zgjatjen e kontratës me trajnerin kampion të botës.
Kështu që Luis De La Fuente do të drejtojë skuadrën e La Roja në Evropianin e vitit 2028 dhe 2032 dhe Botërorin 2030. ‘Po flasim për trajnerin me më shumë tituj të fituar në historinë e kombëtares-nënvizoi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit-Pas 14 vitesh me ne, një e ardhme afatgjatë është diçka që De La Fuente meriton’.
Luis De La Fuente që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës së parë të kombëtares spanjolle ka fituar 38 nga 50 ndeshjet e zhvilluara nga La Roja duke vendosur një seri rekord me 38 ndeshje radhazi pa humbje.
Top Channel