Maradonën e kanë vrarë, tetë mjekë përfundojnë nën akuzë dhe rrezikojnë burgun

23/06/2022 09:01

Më datë 25 nëntor të vitit 2020, bota e futbollit humbi një legjendë si Diego Armando Maradona.

Argjentinasi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak ndërkohë që më parë problemet shëndetësore të Maradonës ishin të njohura. Ish-futbollisti, në momentin kur ndërroi jetë ishte në shtëpinë e tij pas një operacioni të ndërlikuar në kokë.

Pikërisht për arsyen që e dërguan në shtëpi dhe nuk e kuruan më gjatë në spital, mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduan nën shënjestër teksa tashmë gjykata e San Isidros, komunë e Buenos Aires ka vendosur të akuzojë tetë mjekë për vrasje. I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.

Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij. Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit.

Top Channel