Për fëmijët ‘besimtarë’ realiteti dhe fantazia nuk kanë diferenca të mëdha mes tyre (fotot)

20/06/2022 19:37

Studiuesit i prezantuan fëmijëve tre realitete, atë fetar, fantastik dhe versionin realist.

Një studim i drejtuar nga kërkuesja amerikane Kathleen H. Corriveau e Universitetit të Boston ekzaminonte sesi ekspozimi i hershem i fëmijëve ndaj besimit fetar ndikonte në aftësitë për të dalluar mes faktit dhe trillimit.

Fakti interesant që ata zbuluan është se ekspozimi i fëmijëve në moshë të hershme ndaj fesë, i bënte ata më pak të aftë të shihnin ndryshime mes realitetit dhe fantazisë.

Fëmijët fetarë 5 ose 6-vjeçarë u ndanë në tre grupe: Fëmijë të mësuar me fenë kristiane në shkollë ose në kisha, fëmijë që nuk shkonin në kishë ose shkolla fetare, dhe grupi i tretë ishin fëmijë me ekspozim ndaj të dyjave.

Ata studiuan edhe një grup që nuk kishin ekspozim ndaj fesë në shkollë ose kishë.

Ata zbuluan se sa më shumë të ishin ekspozuar fëmijët ndaj ideve të fesë aq më shumë trajtonin në të njëjtën mënyrë realitetin dhe fantazinë.

Studimi i publikuar në revistën shkencore Cognitive Science, mes të tjerash thotë:

Aspekti më surprizues ishte mënyra sesi fëmijët gjykonin personazhin kryesor të historive fantastike.

Fëmijët e paekspozuar ndaj fesë i konsideronin protagonistët si “të trilluar” kurse fëmijët fetarë i gjykonin ata si të vërtetë.

Ndërkohë të gjithë fëmijët i identifikonin si të vërteta historitë e personazheve.

Ndërsa kur hasnin histori fetare ose“ngjarje të pamundura që vijnë prej ndërhyrjes hyjnore,” fëmijët me edukatë fetare identifikonin personazhet si të vërtetë, çka nuk pritej prej studiuesve.

Nga ana tjetër, fëmijët pa edukatë fetare identifikonin protagonistin e historive fetare si të trilluar.

Autorët sugjeronin :

“…edhe nëse fëmijët nuk kanë tendencë të besojnë te hyjnorja apo supernaturalja, edukata fetare i nxit ata ta bëjnë këtë.”

“…mësimet fetare, veçanërisht ato me histori mrekullirash, bëjnë që fëmijët të jenë më të hapur ndaj të pamundurës, pra të kenë një hapje më të madhe dhe të pranojnë se e pamundura mund të ndodhë edhe në marrëdhënie të zakonshme”.

Rreth 28 përqind e amerikanëve që merrnin pjesë në një sondazh të 2013-2014 te grupit Gallup  besojnë se Bibla është në fakt “fjala e Zotit” dhe duhet të interpretohet si e tillë, ndërsa 47 përqind besojnë se Bibla është frymëzuar nga fjala  e Zotit.

Kjo vjen sepse ata, sipas studiuesve nuk janë besimtarë të lindur por të bërë të tille pas ekspozimit ndaj mësimeve fetare.

Studiuesit nuk mund të thonin nëse edukimi i hershëm fetar i bënte fëmijët më të aftë apo më të mirë se të tjerët.

FOTO GALERI
2/4
Ata zbuluan se sa më shumë të ishin ekspozuar fëmijët ndaj ideve të fesë aq më shumë trajtonin në të njëjtën mënyrë realitetin dhe fantazinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA