Kryeministri Kosovës Albin Kurti pasi vlerësoi ecurinë e 127 marrëveshje të nënshkruara në të tetat mbledhjet e përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, nuk e përmendi Ballkanin e Hapur por për mos t’ia përsëritur troç kundërshtinë, Edi Ramës  ia tha me diplomaci.

“Na duhet harmonizim e bashkërendim më i mirë i politikave dhe veprimeve mes dy vendeve tona si në çështjet rajonale, po ashtu edhe në çështjet e politikës së jashtme”, tha Albin Kurti.

Kryeministrit Rama në ndihmë i erdhi lehja një qeni për ti dhënë përgjigje Albin Kurtit po aq diplomatike.

“Ishte një qen aty që lehte para se të fillonin himnet, por pas këndimit të himneve edhe qeni nuk lehu më, çka, mbase, jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë vazhdimisht të fusin xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështje për të cilat nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh”, tha Edi Rama.

Në konferencën për shtyp kryeministri Kurti la të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndryshojë mendje për Ballkanin e Hapur.

 “Dimensioni tjetër jo bilateral mes Shqipërisë dhe Kosovës skam asnjë të re”, tha Kurti.

 “Ballkani i Hapur nuk na bashkon por nuk na ndan. Nuk na pengon në marrëdhëniet bilateral të ecim përpara. Porosia ime ministrant, çdo gjë që jetësojmë Ballkanin e Hapur, të reflektojë në Kosovë. Ballkani i Hapur dhe Berlini çështje konceptuale. Fakti që nuk biem dakord do të thotë jemi në rregull”, tha Rama.

Pyetjes provokative nëse Rama po mundohet të rrëzojë qeverinë Kurti, kryeministri shqiptarë i dha këtë përgjigje.

“Qeverinë Kurti e rrëzon një protest e Albinit ska kush e rrëzon”, tha Edi Rama.

Kryeministri Rama pasi tregoi për një rezolutë që do të miratohet për Kosovën tregoi një tjetër hap që do të ndërmarrë Shqipëria.

 “Do të shkoj në Strasburg për tju drejtuar këshillit të Europës fakt shqetësues, për raportin e Dick Martit dhe influence ruse në këtë përrallë”, u shpreh Rama.

Edi Rama u pyet edhe për marrëdhëniet me presidentin Vuçiç.

“Proserbivizmi im…unë jam vëlla i Vuçiçit e keni bërë status timin… Ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar në kontekstin e Sotëm. Të rrisim ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Europës në një nivel ndërveprimi. Më leni të jem vëlla i të dyve se ju duhem…”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA