Mbrojtësi kaloi dy sezone me “Los Blancos”, duke bërë gjithsej 32 paraqitje dhe duke fituar La Ligën në sezonin 2006-2007.
Por gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu, Cicinho u bë i varur nga alkooli dhe ndoqi seancat stërvitore në gjendje jo normale.
E njëjta situatë vazhdoi edhe në kohën kur u transferua te Roma, së cilës iu bashkua për shifrën e 11 milionë eurove dhe bëri 91 paraqitje për të.
“Nëse më pyet nëse jan stërvitur i dehur gjatë kohës që isha te Reali, po. Pija shumë kafe për të fshehur erën e akloolit. Pija gjithmonë falas sepse njerëzit më njihnin dhe më qerasnin, ata ishin të lumtur që më shihnin. ”, tha ai për emisionin EPTV Ressaca./ SuperSport