Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar anikimimin e tre anëtarëve të familjes Prenga të cilët kundërshtuan vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurisë së tyre.

Pasuria e Artan, Nikolin dhe Arta Prenga u konfiskua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Pasuria përfshin: apartament me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë që kufizohet me oborrin e shkollës në godinën në ndërtim pranë çerdhes së Rrëshenit me porositës Nikolin Prengën. Një tjetër apartament në të njëjtën godinë me sipërfaqe 100 m2 dhe me porositës sërish Nikolin Prengën. Apartament me sipërfaqe 74,87 m2, në pronësi të Arta  Prenga.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 74 akti, datë 12.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasve A.P., M.P., A.P., lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 160, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesues Dhimitër Lara, anëtare Miliana Muça dhe Saida Dollani vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.160, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Posaçme shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA