Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
“Jemi në moment vendimtar për rajonin. Bota pas 24 shkurtit ka ndryshuar. Në këto kohë kancelari ka treguar vizion në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Jemi të bashkuar me Gjermaninë edhe nga njerëzit tanë.
Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Të gjithëve na kujtohen pamjet e hyrjes së ushtarëve të NATOs në Kosovë. Na kujtohen edhe pamjet e Kosovës, gjithcka ishte djegur e shkatërruar.
Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për rindërtimin e Kosovës. Qeveria jonë po vijon me reforma të përgjithshme. Po punojmë për përmbushjen e reformave për integrim në BE.
Do vijojmë më aspiratën tonë për statusin e kandidatit kur pretendojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Nevojë urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO. Kemi shtuar buxhetin e mbrojtjes me 52%. Kosova do mbetet partner i besuesëm i Gjermanisë. Serbia po vijon të bllokojë marrëveshjet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit.
Nxisim cdo vend në Ballkan të angazhohet për tregun e përbashkët rajonal. Kosova u bën thirrje vendeve të nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, diplomave, etj. Të gjithë do përfitojmë duke hequr barrierat në tregti. Presim rivitalizimin e procesit të Berlinit për të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë BE. Mbështetja gjermane do na ndihmonte për investitorët. Shpreha shqetësimet për sigurinë e energjisë.” u shpreh Kurti
Top Channel