Copa të makinës të shpërndara në garazh dhe qepena të deformuar. Kjo janë pamjet e garazhit të një pallati 9 katësh në Kavajë ku rreth orës 23:00 të së martës shpërtheu një lëndë eksplozive.

Lënda plasëse dyshohet se ishte montuar në pjesën e pasme të një mjeti “Opel” në pronësi të punonjësit të policisë rrugore Lulëzim Muça.

Polici jetonte me qira prej pak muajsh në këtë pallat dhe në deponimet e dhëna para kolegëve ai u shpreh se nuk kishte konflikte me askënd.

Edhe për shkak të detyrës në muajt e fundit ai është shprehur se nuk ka vendosur gjoba apo të ketë hyrë në konflikte. Për rastin është angazhuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila po kryen verifikime.

Gjatë këtyre 5 muajve ka pasur 7 raste ku punonjës policie nëpërmjet zjarrvënies ose lëndëve plasëse vënë banesave apo makinave të tyre janë kërcënuar. Kërcënimet janë lidhur me detyrën por pavarësisht hetimeve këto krime janë të gjitha pa autor.

Top Channel